A e dini se ekziston një kod i thjeshtë që mund t’ju bëjë të keni akses në informacionet e fshehura të telefonin tuaj, transmeton Gazeta Metro. Një kod i thjeshtë mund t’ju japë akses në informacionet e fshehura të Iphone-it tuaj, aq sa mund t’ju lejojë të bëni ndryshime në strukturën e tij. Tashmë ju mund të shihni një informacion ekstra rreth asaj se si Iphone-i juaj është i lidhur me internetin. Mjeti drejt kësaj funksionon duke formuar *3001#12345#* dhe pastaj të shtypni butonin e telefonatës. Ekrani i telefonit do të marrë ngjyrë gri dhe pas kësaj do t’ju dalë informacioni ekstra. Një nga karakteristikat më të dobishme është një tregues i detajuar i fuqisë së sinjalit të internetit, i cili shfaqet në këndin e sipërm të majtë. Nëse formoni *#06# do të zbuloni numrin identifikues IMEI. Kjo është shumë e dobishme pasi mund të përdoret për të fikur telefonin tuaj në rast se ua vjedhin atë.