Fjalën “Wi-Fi” me siguri e keni dëgjuar shumë shpesh kohët e fundit. Megjithatë, shtrohet pyetja se a e dini se çfarë do të thotë ky akronim? Wi-Fi nuk është shkurtesë e fjalisë së Wireless Fidelity, ashtu sikur se shumëkush mendon. Në fakt, as edhe akronim. Emri i vërtetë i këtij lloji të komunikimit pa tel është IEEE 802.11b Direct Sequence ndërsa kompania e marketingut Interbrand e ka propozuar këtë emër në mënyrë që njerëzit lehtësisht ta kujtojnë. Në mënyrë që shfrytëzuesit që mos të hutohen, Wi-Fi Alliance ka vendosur që për qëllimet e marketingut krahas ankronimit Wi-Fi të qëndrojë motoja “Standard për saktësinë Wireless”. Me kalimin e kohës, motoja dhe pjesa tjetër është humbur dhe ka mbetur vetëm Wi-Fi.