A e dini se cili është ushqimi që konsumohet më shumë në botë?

3

Orizi është i pranishëm në qindra varietete të dietës së përditshme të popujve të secilit kontinent dhe është gjithashtu edhe ushqimi më i konsumuar në botë.

Për herë të parë ai është përdorur si ushqim në Azi, ku konsumohet prej së paku 10 mijë vitesh dhe akoma sot përbën bazën ushqimore për miliarda njerëz. Përshtatshmëria e tij me terrenet dhe temperaturat e ndryshme ka bërë që ky ushqim të ketë sukses në çdo cep të botës.

Veç orizit dhe drithërave, mes ushqimeve më të përhapura janë edhe makaronat dhe picat. E nëse për konsumin e makaronave Italia zë vendin e parë (thuajse 30 kilogramë në vit për person) për konsumin e picës, vendin e parë e mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një mesatare konsumi 13 kilogramë për person. Çdo vit në SHBA nga furra dalin 900 milionë pica.

Comments are closed.