A e dini se çfarë tregon për ju madhësia e duarve?

27 kocka, 29 nyje dhe 123 ligamente. Këto janë ato që i bëjnë duart e tua të jenë të dobishme. Përveç “detyrave” të njohura tashmë, duart kanë edhe një dobi tjetër, pasi tregojnë personalitetin tuaj. ADN-ja juaj ka shumë për të thënë në lidhje me tiparet tuaja fizike si madhësia e dorës, dhe personaliteti juaj lidhur me të.

Çfarë thonë duart e vogla për karakterin tuaj

Nëse keni duar të vogla, jeni aventurier, ndërmerrni rreziqe dhe jeni të lirë. Mirëpo kjo mund t’ju çojë në ujëra të turbullta disa herë, por aftësitë e tua për të zgjidhur problemet do të ju ndihmojnë të dilni në sipërfaqe. Kur bëhet fjalor për romancën, ju keni tendencën për të parë anën dramatike të gjërave.

Çfarë thonë duart e mëdha për karakterin tuaj?

Nëse keni duart të mëdha, ju me shumë mundësi jeni perfeksionist. Përqendroheni në detajet e vogla dhe nuk i leni gjërat për në momentin e fundit. Jeni më shumë të ndjeshëm, sidomos ndaj kritikave.

Po forma e duarve?

Nëse keni një pëllëmbë katrore, jeni një person që logjikon, dhe që është shumë i mirë në matematikë. Nuk i kushtoni shumë vëmendje intuitës tuaj. Preferoni të mbështeteni në gjërat konkrete. Nëse keni një pëllëmbë drejtkëndore, jeni më shumë në anën intuitive të gjërave. Ju i zgjidhni problemet duke i mëshuar idesë tënde, edhe pse ndoshta jeni komplet në drejtim të kundërt.