Studentët në ditën e diplomimit mbajnë një fjalim para një publiku me një veshje interesante që përbëhet nga një mantel i gjatë dhe një kapelë katërcepshe. Veshja e të diplomuarve ka një histori të gjerë. Ndoshta edhe nuk iu ka shkuar në mendje të pyesni, pse ka mbetur kjo lloj uniforme?! Kjo lloj veshjeje u realizua në shekullin XII-të, nxënësit dhe mësuesit zakonisht vishnin mantel dhe një kapele. Fillimisht kjo ishte një veshje klerikësh, duke qenë se shumë profesorë në atë kohë ishin priftërinj ose murgj. Mirëpo, historianët mendojnë se kjo veshje ka mbetur pasi në objektet ku mbahej mësimi nuk kishte sistem të ngrohjes, kështu që me anë të këtyre rrobave të gjata janë ngrohur. Oxford dhe Cambridge, ishin universitetet e para përdorën këto lloj veshjesh, pasi në atë kohë ishte e ndaluar që nxënësit/studentët të vishnin rroba të shkurtra. Me një mantel dhe një kapele ata dëshironin të krijonin unitet.