Shumë çanta shpine kanë një kuadrat lëkure me vija paralele mbi pjesën e përparme të tyre. Ndryshe ajo është quajtur “feçka e derrit”, por a e dini përse shërben? Në ditët e sotme, ajo përdoret zakonisht si një element zbukurues, por në të kaluarën ka pasur një funksion shumë të saktë dhe kryente disa shërbime. Ajo është përdorur për të lidhur pas saj, materialet që nuk ishin të përshtatshme për t’u futur brenda në çantë. Por përdorimi më i zakonshëm ka qenë ky: atletet e varura. Këpucët e përdorura nuk janë aspak higjienike apo aromatike për t’i vënë brenda në çantë, plus edhe faktin që zënë shumë hapësirë. Kështu është gjetur si zgjidhje, varja e tyre jashtë çantës. Mjafton t’i lidhni lidhëset në mënyrën e duhur.
A e dini për çfarë shërben ky kuadrat mbi çantat e shpinës? (FOTO)
Leave a comment