Shumica e prindërve mendojnë që pasi t’ua presin flokët foshnjave të tyre, ato do të shumohen dhe do të jenë më të shëndetshme. Është e pamundur që të dini se çfarë flokë do të ketë fëmija juaj nëse e shihni në momentin e lindjes së tij. Shkencëtarët kanë thënë se nuk është e vërtetë se nëse ua preni fëmijëve flokët ata do të kenë më të shëndoshe dhe më të bukur. Floku rritet nga folikulat ndër lëkurën e kokës, ndërsa ajo që i bëni flokut mbi lëkurë nuk luan asnjë rol. Megjithatë, është shumë normale që foshnja të humbas flokët që i ka pasur gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes, kjo ndodh diku ka muaji i katërt. Flokut të prerë do t’i nevojitet kohë e gjatë që të rritet, por prapë nuk do ta ketë strukturën e njëjtë. Madje, ndodhë shpesh që edhe ngjyra të ndërrojë.