Pavarësisht se preferoni kafe të fortë turke, nescafe apo espresso me qumësht, një gjë është e sigurt, pas gjysmë ore kjo pije humbë “forcën” e vet. Ky është shkaktari…
Kanë mbetur edhe disa orë deri në fund të orarit të punës dhe tashmë ngadalë po e ndieni lodhjen, transmeton Telegrafi. Në një çast merrni filxhanin me kafen e zier e cila nga mëngjesi qëndron mbi tavolinë dhe pyesni veten: “A bën unë ta pi këtë kafe?” Kjo është përgjigjja!
- Çfarë të bëni nëse është fjala për kafen me qumësht?
Nëse është e mbyllur mirë dhe e vendosur në frigorifer, qumështi mund të jetë i pijshëm edhe deri në një javë pas hapjes. Megjithatë, nëse e lini kafen (nes apo të zezë) më shumë se disa orë, përgatitni vetes kafe tjetër.
- Ndryshon shijen pas kalimit të një kohe kafja e zier?
Kafja e zier mund të ndryshojë shijen edhe pas 30 minutave, pas kësaj kohe keni përafërsisht edhe katër orë para se vaji i kafes të prishet, gjë që rezulton me shije të keqe të kësaj pijeje. Pra, kafen më së miri është ta pini deri në gjysmë ore pas zierjes.
- Çfarë ndodh kur kafja e zezë qëndron gjatë?
Kafja e zezë është e sigurt ta pini, ndonëse me siguri nuk do të ketë shije njësoj të mirë sikur është e ajo zier taze. Ide më e mirë është të përgatitni kafe tjetër, mirëpo nëse keni vendosur ta pini bash kafen e tillë, atëherë më së miri është që paraprakisht ta ngrohni në mikrovalë sepse mikrovala vret në masë të madhe bakteret të cilat ndërkohë janë grumbulluar.