Në vende të tilla si Britania e Madhe, ku dhurimi është tërësisht vullnetar dhe i papaguar, e bën këtë praktikë të duket e papëlqyeshme ose disi shfrytëzuese.
Por në vende të tilla si SHBA, Gjermani, Austri dhe krahina të caktuara të Kanadasë, njerëzit paguhen me të vërtetë për dhënien e gjakut dhe biznesi i kësaj natyre po lulëzon. Në fakt, është një treg i madh global me shumë miliarda dollarë në shitjen e plazmës, e cila është ajo që mbetet nga gjaku pas të kuqes dhe teksa qelizat hiqen.
Plazma mund të shitet në nivel global, sepse ndryshe nga gjaku i plotë ajo ka një jetë shumë të gjatë të depozitimit. Ndërsa gjaku i plotë zakonisht mbahen në frigorifer dhe duhet të përdoret brenda 42 ditëve, plazma mund të ruhet deri në 10 vjet për aq kohë sa mbahet e ngrirë.
Kjo e bën relativisht të lehtë për ta dërguar plazmën kudo në botë, ku 100 ose më shumë proteina që përmban, përdoren gjithnjë e më shumë për të ndihmuar në trajtimin e një sërë sëmundjesh dhe kushtesh shëndetësore.
“Përdorimi më i madh për plazmën në këtë moment është kryesisht për imunoglobulinat apo antitrupat”, thotë Barzin Bahardoust, shefi ekzekutiv i Burimeve kanadeze të plazmës.
Por a është etike të paguajmë njerëzit për gjakun e tyre?
Mario Macis, një ekonomist në Universitetin Johns Hopkins, thotë se donacioni altruist nuk është i mjaftueshëm për të plotësuar nevojën në rritje të botës për plazmë.
“Individë me një sërë sëmundjesh do të vdisnin pa këto terapi (nga plazma e paguar),” shprehet ai.
Robin Slonim, një ekonomist në Universitetin e Sidneit, është dakord, duke thënë se pa furnizimin që vjen nga donatorë të paguar, trajtimet me plazma do të ishin të përballueshme vetëm për të pasurit.
Ai shton se teksa australianët nuk paguhen për dhurimet e gjakut, më shumë se 50% e plazmës në vend vjen nga njerëz në SHBA që janë shpërblyer financiarisht.