Ti mbajmë veturat për kur është e nevojshme, dhe kur është argëtuese dhe kënaqësi qe t’i vozisim. Dhe të mos ankohemi, kur situate e përgjithshme po na tregon se është mirë që t’i ndërrojmë shprehitë tona, në këtë rast, edhe kur vozisim
Pandemia na ka bërë të jemi njerëz më të mirë, për disa arsye. Kemi kuptuar se sa i nevojshëm është secili njeri dhe secili profesion, e sidomos ata që bëjnë punët më të vështira, si mjekët, policët dhe personat që mbledhin mbeturinat. Për t’iu shmangur virusit, edhe e kemi kufizuar veten, për të bërë ndonjëherë atë që është më e vështirë, e jo atë që është më lehtë. Kemi kujdes edhe për viruset digjitale, dhe përpiqemi të moj sillemi keq as me dikë në internet.
Nesër ata persona mund të sëmuren, dhe sulmi jonë do të na përkujton që jemi sjellë keq. Gjithashtu, ekziston edhe një arsye tjetër, pse po bëhemi më të mirë. Për shkak pandemisë, lëvizja dhe bota janë është kufizuar, është bërë më lokale, me më pak njerëz dhe me më pak aktivitetet. Dhe kjo na bën më të përgjegjshëm, sepse çdo gjë që bëjmë, ka pasoja edhe për të afërmit tonë. Në normalen e vjetër, mund të dilnim në botë dhe të sillemi sit ë duam, dhe nuk merrnim shumë përgjegjësi. Brishtësia e jetës na ka bërë që të çmojmë tjerët dhe planetin tonë pak më shumë. Shpresojmë që këto veti të na mbesin gjithmonë. E madje t’i aplikojmë edhe kur vozisim. Si vozitës, të mendojmë për ndotjen, smogun, zhurmën që e bëjmë. Kryesisht, vozitësit madje edhe mllefosen kur ndonjë biçiklete kalon afër, ose këmbësorët dalin në rrugë, ngase nuk kanë ku të ecin. Disi, veturat kanë superioritet në rrugë, shkruan Top Gear. Mirëpo, a nuk na kanë mësuar këta muaj diçka? Vepra e çdo individit shkakton pasoja. Vozitësit, që në fakt janë pakicë, marrin hapësirë shumë më të madhe me veturat e tyre, bëjnë më së shumti zhurmë, dhe ndotin më së shumti.
Të duash veturën është gjë e mirë. Por duhet të kujdesemi më shumë dhe të mendojmë se sa kemi nevojë t’i vozisim. Shpeshherë rrugën e njëjtë mund ta bëjmë edhe me biçikletë. Për arsyen se qytetet janë sisteme, nëse të gjithë zgjedhim veturën, do të kemi rrugë të stërmbushura me vetura që nuk shkojnë askund, dhe vozitës të mllefosur. Ti mbajmë veturat për kur është e nevojshme, dhe kur është argëtuese dhe kënaqësi qe t’i vozisim. Dhe të mos ankohemi, kur situate e përgjithshme po na tregon se është mirë që t’i ndërrojmë shprehitë tona, në këtë rast, edhe kur vozisim.