Gonzalo Higuain pësoi një lëndim ndaj Udineses. Gonzalo Higuain u detyrua që ta lëshoj fushën në minutën e 35’ në fitoren 0 me 1 të Milanit ndaj Udineses. Sulmuesi argjentinasi pësoi një lëndim në shpinë, por nuk duket të jetë edhe aq serioz, përcjell “lajmi.net”. Sipas ‘Sky Sport Itali’, Higuain do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Juventusit. Me gjasë ai do të pushoj për ndeshjen ndaj Real Betisit të enjten në kuadër të Ligës së Evropës.