Mungesa e hapësirave për të ndërtuar varreza përbën problem për një vend apo komunitet. Por Izraeli ka gjetur zgjidhjen perfekte për këtë problem. Minharot Olam ndoshta është një prej varrezave më të çuditshme në botë, pikërisht sepse është e ndërtuar nën tokë.
Ideuesit kanë parashikuar një tunel të gjatë rreth 1.6 km që do të përshkohet nën tokë deri në 16 metra thellësi. Aty janë ndërtuar disa hapësira ku do të vendosen trupat e të vdekur. Shumë persona e konsiderojnë atë si një koshere bletësh ku janë të ndërtuara me mijëra hoje.
Ndërtimi i varrezave ka përfunduar që në datë 31 tetor dhe pritet që të groposen 23,000 trupa njerëzish. Raportohet se varrezat kryesore të Jerusalemit janë mbushur plot ndaj ishte e nevojshme ndërtimi i disa të tjerave.