A do kemi para në dy gjuhë, vijon procedura për ndryshimin e tyre!

Shkup, 18 shtator – E nevojshme është që të ndryshohen shkronjat nga BPRM në BPRMV dhe teksti Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë me tekstin Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut aty ku është e nevojshme, kështu thuhet në kontratën e hapur nga BPRMV.

Paratë do të ndryshohen ngadalë shkallë shkallë ndërsa gjithë procesi duhet të mbarojë për 5 vite ndërkohë që përshpejtimi eventual do të pritet me hapjen e kapitullit në bisedime me BE ku është paraparë me Marrëveshjen e Prespës.

Për momentin ende nuk dihet nëse do kemi para në dy gjuhë pasiqë pritet mendim nga Komisioni i Venecias që duhet të jep pëlqim nëse paratë duhet të jenë në dy gjuhë.(koha.mk)