Edhe pse në ditët e sot përdoren gjithnjë e më shumë orët digjitale, shumica e njerëzve e dinë drejtimin e lëvizjes së akrepave të orëve klasike – nga e majta në të djathtë. Por pse është kështu? Kjo ka të bëj me lindjen dhe perëndimin e diellit si dhe faktin që ora është shpikur në hemisferën veriore. Pra, nëse shikoni diellin nga hemisfera veriore, me shikim kah jugu, i bie që dielli lind të anën e majtë dhe me kalimin e kohës shkon në të djathtë. Kur njerëzit e kanë shpikur orën, ata janë inspiruar në diell. Nëse ora do të ishte shpikur në hemisferën jugore të botës, shumë lehtë do të mund të kishte ndodhur që akrepat të lëvizin nga e djathta në të majtë.