A çon retorika politike e dhunshme në një dhunë të vërtetë?

Duke pasur parasysh këto, nuk është e habitshme që në një akt të paprecedentë në historinë amerikane, një turmë e zemëruar sulmoi Kapitolin në vitin 2021 duke kërkuar të kapnin Pelozin dhe udhëheqësit e tjerë politikë ndërsa brohoritnin “Vareni Majk Pens!”

Nga Joe Pierre

Muajin e kaluar, një person i panjohur hyri në shtëpinë e kryetares së Kongresit së SHBA-së, Nensi Pelozi, me synimin për ta marrë peng dhe për t’i “thyer gjunjët”. Kur zbuloi se ajo nuk ndodhej në shtëpi, ai u përball i zemëruar me bashkëshortin e saj Pol Pelozin.

Advertisements

Kur policia mbërriti në vendngjarje, sulmuesi e goditi Pelozin në kokë me një çekiç, duke e rrëzuar atë në tokë pa ndjenja. Pol u dërgua me urgjencë në spital me një frakturë në kafkë. Në vend se ta denonconin sulmin apo të solidarizoheshin me viktimën e këtij sulmi, disa politikanë të së djathtës e shpërfillën rëndësinë e saj. Kandidatja për guvernatore në shtetin e Arizonës, Kari Lake, shfrytëzoi rastin për të mbrojtur mbajtjen e armëve për të mbrojtur fëmijët në shkolla.

Në Teksas, Partia Republikane e Qarkut Kolin, postoi më mënyrë një foto të një çekiçi. Edhe djali i Donald Trump, postoi në Twitter foton e një çekiçi së bashku me një palë të brendshme burrash, një referencë ndaj një teorie të rreme konspirative, sipas së cilës sulmuesi i Pelositishte një homoseksual që prostituonte me mbishkrimin “Kam gati kostumin që veshi Pol Pelozi për Halloween!”.

Edhe kongresmeni republikan nga Luiziana, Klej Higins, postoi në Twitter një foto të montuar të Nensi Pelozit me një syrin nga sytë e nxirë me mbishkrimin:”Momenti kur e kupton që i riu nudist dhe homoseksual, ishte arsyeja pse bashkëshorti yt nuk mori në mbledhjen e fondeve”.

Pasi Hilari Klinton e dënoi sulmin dhe i tërhoqi vëmendjen atyre që pajtohen me teoritë e QAnon dhe gjuhën e urrejtjes së ekstremit të djathtë, Elon Musk u përgjigj duke ripostuarartikullin e gazetës tabloide, që nxiti teorinë e konspiracionit se sulmuesi i Pelozit ishte i dashuri i tij homoseksual, me komentin:”Ka shumë të ngjarë që kjo histori të ketë gjëra të tjera interesante…”.

Ndërkohë, demokratë të tjerë nxituan të tërhiqnin vëmendjen për dështimin e republikanëve për ta denoncuar këtë akt të dhunës politike. Kongresmenja e Nju Jorkut, Alelsandra Okasio–Kortez, shkroi në Tëitter: “Vitin e kaluar, një kongresmen republikan publikoi në rrjetet e tij sociale një përshkrim të vetes duke më vrarë. Dje një burrë që ndan retorikën e tij ekstremiste tentoi të vriste kryeparlamentaren dhe bashkëshortin e saj. Çfarë ka thënë Mçarthy? Asgjë”.

Tweet-i i Okazio–Kortez për “një kongresmen republikan” i referohej postimit të një videoje në vitin 2021 nga republikani Pol Gosar, që e përshkruante veten si një personazh i animuar,që e vriste kongresmenen demokrate. Edhe pse Gosar u thirr të jepte shpjegime në Kongres për imazhet e dhunshme, ai e cilësoi atë si një fushatë “për të vërtetën”, dhe se “të gjithë duhet të qetësohen”.

Për shumë liberalë, dështimi për të denoncuar dhunën politike ndaj Pelozit – një figurë politike shumë e urryer nga e djathta amerikane – ka qenë shumë i dukshëm, dhe është në kontrast të plotë me shprehjet e vetë Pelosit të simpatisë për kongresmenin republikan të Luizianës, Stiv Skalise, pasi u qëllua nga një person gjatë një ndeshje bejsbolli në vitin 2017.

Në të vërtetë, në politikën amerikane duket se ka hyrë një lloj standardi i dyfishtë. Ndërsa presidenti Obama u kritikua shumë për veshjen e një kostumi ngjyrë kafe në vitin 2014, dhe Klinton u përball me një reagim të ashpër për gafën e saj mbi “mjeranët republikanë” gjatë fushatës së saj të vitit 2016, retorika e dhunshme politike – që vjen kryesisht nga e djathta – shpesh ose banalizohet ose shpërfillet si një metaforë e padëmshme.

Mohimi i faktit – pra pretendimi se ngjarja nuk po ndodh – ka qenë gjithashtu një taktikë e zakonshme. Moderatorja e FOX News, Laura Ingraham, kundërshtoi së fundmi idenë se e djathta politike është përgjegjëse për gjuhën e dhunshme të urrejtjes, duke pyetur:“Cili zyrtar ose kandidat republikan ka falur ndonjëherë apo inkurajuar ndonjë lloj sulm të dhunshëm? A mund të filloni t’i përmendni ata? Se unë nuk mundem”.

Në kundërpërgjigje, “The Daily Show” bëri një përmbledhje të videove ku kongresmenirepublikan Medison Koutorn inkurajon një turmë mbështetësish të “kërcënojë butësisht” dhe “të përndjekë” ligjvënësit demokratë. Ndërkohë kongresmeni i Alabamas Mo Bruks deklaroi se “sot është dita kur patriotët amerikanë do të nisin të liçojnë politikanët”.

Kongresmeni nga Florida Met Getz deklaroi në një rast se “këneta politike në Uashington nuk do të thahet vërtetë, derisa të varrim me gozhdë në mur lëkurën e aligatorëve”. Kongresmenia e Xhorxhias Marjori Tejlor deklaroi para një turme se “Nansi Pelosi është fajtore për tradhtinë”, teksa u kujtoi atyre se “tradhtia është një krim që dënohet me vdekje”.

Dhe kandidatët republikanë pozojnë me armë në reklamat e fushatës elektorale, duke i ftuar kundërshtarët demokratë në duele me arme të stilit të Perëndimit të Egër. Përballë faktit qëretorika e dhunshme politike në të djathtë është bërë një realitet shumë i zakonshëm, ç’mund të thuhet mbi pretendimin se kjo lloj retorike është vetëm një ‘metaforë e padëmshme’?

Por kjo nuk është e vërtetë. Për më shumë se një dekadë, profesori i shkencave politike të Universitetit Shtetëror të Luizianës, Nathan Kalmo, na ka paralajmëruar se retorika e dhunshme politike – edhe kur është metaforike si në rastin kur flasim për “luftërat” dhe “betejat” politike – nuk mund të mos nxisë më tej zemërimin dhe polarizimin politik.

Por ashtu kjo lloj gjuhe i hap rrugën agresionit dhe dhunës reale. Lidhja e dukshme midis retorikës së dhunshme politike dhe potencialit për dhunë të vërtetë është e pamundur të injorohet. Me rritjen e retorikës së dhunshme, është shtuar edhe mbështetja për dhunën politike.

Ndërsa sondazhet e vitit 2010 zbuluan se vetëm rreth 16 për qind e amerikanëve e pranonin dhunën politike në rrethana të caktuara, kjo shifër u rrit në 23 për qind në vitin 2015, dhe arriti kulmin në 34-40 për qind midis viteve 2020 dhe 2022.

Duke pasur parasysh këto, nuk është e habitshme që në një akt të paprecedentë në historinë amerikane, një turmë e zemëruar sulmoi Kapitolin në vitin 2021 duke kërkuar të kapnin Pelozin dhe udhëheqësit e tjerë politikë ndërsa brohoritnin “Vareni Majk Pens!”. Në bashkëpunim me profesoren e shkencave politike të Universitetit Merilend, Liliana Mejzën, Kalmo ka zbuluar se dhuna aktuale politike, parashikohet më së miri në një nivel individual me pasjen e një “personaliteti agresiv” së bashku me “identifikimin e fortë me një parti” dhe “shkëputjen partiake morale”.

Kjo do të thotë t’i shohësh anëtarët e partisë kundërshtare si “të këqij, më pak sesa njerëzorë, dhe si një kërcënim serioz për kombin”. Kjo është pikërisht ajo që bën retorika politike e dhunshme. Ajo e dehumanizon atë që mbështet kahun e kundërt politik, duke i portretizuarata si armiq të këqij kundër të cilëve duhet luftuar, jo vetëm në kutitë e votimit, por edhe menjë dhunë të vërtetë nëse është e nevojshme. / “Psychology Today” – Bota.al