Botërori “Rusi 2018” do të jetë veprimtaria e fundit për Arturo Vidal me fanellën e Kilit. Lajmi ka ardhur nga vetë mesfushori i Bajern Munih, me një postim në “Instagram”, pas humbjes kundër Bolivisë në eliminatoren e luajtur të martën në mbrëmje. Pasi i kërkon falje kombit të tij për dy humbjet radhazi, Vidal shkruan: “Mbeten edhe dy ndeshje për të shkuar në Kupën e Botës. Iu falënderoj të gjithëve për mbështetjen. Uroj të shkojmë në këtë veprimtari, që do të jetë e fundit për mua me fanellën e Kilit”, shkroi Vidal.