Shkup, 14 nëntor 2018 – Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të 103-të solli vendim me të cilin siguron 98 milionë denarë për luftën kundër ndotjes së ajrit, i cili bëhet prioritet strategjik i Qeverisë.
“Është sjell vendim me të cilin ulja e ndotjes së ajrit konfirmohet si prioritet strategjik për vitin e ardhshëm. Si mjete fillestare për këtë qëllim në Buxhet për vitin 2019 janë paraparë 98 milionë denarë, me rekomandim për sigurimin e mjeteve shtesë financiare për këtë program të shfrytëzohen potencialet ekzistuese nga bashkësia donatore”, thuhet në kumtesën nga shërbimi qeveritar për media.
Në seancën e 103-të, siç informojnë, Qeveria e ka shqyrtuar edhe propozim planin dhe masat për konfirmimin e Programit për uljen e ndotjes së ajrit në kuadër të prioriteteve strategjike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Për këtë qëllim, Qeveria e obligoi Ministrinë e Financave për të përshtatur Programin për uljen e ndotjes së ajrit në propozimin për Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2019