94-vjeçari ndërton pishinë për fëmijët e lagjes që të mos ndihet i vetmuar (FOTO)

Kur zonja Evy Davison u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare, Keith Davison burri i saj tashmë 94-vjeçar, nuk mund t’i bënte ballë vetmisë. “Nuk mund ta imagjinoni si është jeta kur je i vetëm”, ka thënë ai. Davison i cili tani është në pension, ka vendosur të bëjë diçka interesante për të luftuar vetminë. Në shtëpinë e tij në Minnesota, në oborrin e tij ai ka ndërtuar një pishinë. Por këtë pishinë, ai e ka ndërtuar për të gjithë fëmijët e lagjes, me kërkesën që shtëpia e tij kurrë të mos jetë e qetë. Pavarësisht se Davison ka tre fëmijë, të cilët siç thotë ai, nga ngarkesa në punë rrallë herë vijnë, ai nuk ka as nipër as mbesa. Për këtë, fëmijët e lagjes ai i konsideron të tillë dhe i do. Që nga ndërtimi i kësaj pishine, Davison thotë se ndihet shumë më mirë.