Pogba vazhdon të jetë dëshira e madhe e Zidane. Zinedine Zidane do të kërkojë të forcohet në mesfushë në afatin kalimtar të janarit. Objektivi kryesor është sërish mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, për të cilin u interesua edhe gjatë verës.
Sipas asaj që raporton ‘The Sun’, në afatin kalimtar të janarit, Reali do të bëjë ofertë 90 milionë euro plus kartonin e Gareth Bale, për ta rrëmbyer futbollistin e preferuar, Pogban. Së fundmi, trajneri i Realit, Zidane, u takua ‘rastësisht’ me Pogban në Dubai.