- Sytë
Kontakti me sy mund të jetë një tregues i fortë i pandershmërisë. Për shembull, nëse dikush po bën shumë pak ose më shumë seç duhet kontakt me sy, ka gjasa që ky person po të gënjen. Thyerja e kontaktit me sy gjatë bisedës është krejtësisht e natyrshme, por nëse dikush po gënjen, ai / ajo do të zbulohet nga kontakti i tepërt me sy ose mungesa e plotë e tij.
- Koka
Personi që po gënjen, ndoshta do të tundi kokën e tij / saj përballë asaj që thuhet. Një shenjë tjetër që një person është duke gënjyer është nëse ai / ajo ngurron pak para se të miratojë duke tundur kokën.
- Hunda
Njerëzit e pandershëm shpesh prekin hundët e tyre kur ata janë duke gënjyer. Ky është një tregues fizik që mund t’ju ndihmojë të përcaktoni nëse jeni duke u mashtruar.
- Goja
Një person i cili po gënjen, mund t’i fshehi buzët ose të mbulojë gojën në mënyrë të pandërgjegjshme, në përpjekje për të parandaluar gënjeshtrën që të dalë.
- Frymëmarrja
Ndërkohë që dikush është duke ju gënjyer, ai / ajo fillon të marrë frymë më shpejt ndërsa flet. Frymëmarrja aq e shpejtë, është pasojë ose e përfundimit të një maratone, ose e një gënjeshtre të madhe për ju.
- Përsëritja
Një person i pandershëm do të përsërisë të njëjtat fraza ose fakte duke menduar se duke theksuar dhe duke thënë të njëjtën gjë pa pushim ai / ajo do të duket më bindës.
- Zëri
Kushtojini vëmendje ndryshimeve të pazakonta të zërit, a është më i lartë apo më i ulët se zakonisht, a është më i shpejtë apo më i ngadaltë? Një gënjeshtar nuk do të jetë në gjendje të kontrollojë tërësisht tingëllimin e zërit, kështu që do të jetë e lehtë të dalloni nëse jeni duke u gënjyer nga dikush.
- Duart
Pozicioni i duarve mund t’ju tregojë nëse një person është një mashtrues apo njeri i besueshëm. Shenjat e mundshme që një person është një gënjeshtar janë: kruarja e hundës, prekja ose mbulimi i buzëve ose shtrëngimi i grushtave.
- Trupi
Një person i sinqertë përkulet ndaj personit tjetër kur është i angazhuar në një bisedë. Por një gënjeshtar do të lëvizë ose do të largohet pa mendje./Bota.al