88-vjeçarja martohet me burrin që njohu 40 vjet më parë

21

Një 88-vjeçare do të martohet me burrin e pastrehë që e ka takuar për herë të parë në një kazan plehrash. Bëhet fjalë për 40 vjet më parë, ku burri ishte duke kërkuar ushqime në kazanin e vendosur pranë një dyqani. Joan Neininger u ndje shumë keq  kur e pa Ken Selway në atë gjendje dhe i përgatiti atij sandviçë e ia hodhi në kazan që ai t’i gjente.

Dashuria shpërtheu në atë fillim të pashpresë dhe Joan përfundimisht e la burrin e saj Norman për të jetuar me Ken, që i cili vuan nga skizofrenia. Por lidhja e tyre ishte e pazakontë dhe ata nuk kishte kontakt seksual dhe kështu ajo vendosi që të rikthehej sërish me Norman e të mos e braktiste as të dashurin e saj, Ken. Për shumë vjet ata jetuan të tre së bashku dhe të lumtur.

Tani e veja Joan dhe Ken 89 vjeç, janë rezidentë në azilin e të moshuarve në Gloucestershire dhe do të martohen në Gjendjen Civile në ditëlindjen e saj që është në mes të shkurtit. “Kur e pashë atë duke kërkuar nëpër kazanët e plehrave pranë librarisë sime në Gloucester, nuk e mendova kurrë për asnjë moment se si mund të përfundonte e gjitha kjo. Por edhe pse ai ishte duke jetuar në rrufë, e dija se Ken ishte një njeri i dashur dhe i bukur në shpirt”, tha Joan.

Comments are closed.