Tifozët e Real Madridit nuk duan që Karim Benzema të luajë titullar për skuadrën e tyre, ashtu siç ka bërë deri më tani. E përditshmja sportive madrilene, AS, ka bërë një sondazh duke pyetur nëse duhet të mbetet në stol Karim Benzema. 20,575 lexues mendojnë se sulmuesi francez nuk duhet të aktivizohet nga Zinedine Zidane në ndeshjen e së dielës ndaj Real Sociedadit. Tifozët e Los Blancos janë të frustruar me ish sulmuesin e Lyonit, i cili ka realizuar vetëm një gol në shtatë ndeshjet e fundit.