Pushimet që presidenti amerikan Barack Obama i bëri në Havaj në vitin 2015, u kanë kushtuar taksa paguesëve amerikanë më shumë se 4.8 milionë dollarë. Një organizatë mbikëqyrëse ka siguruar të dhënat e shërbimit sekret sipas të cilave shpenzimet e përgjithshme të këtyre pushimeve të presidentit janë 4.8 milionë dollarë. Ndërsa, shpenzimet në pushime të familjes Obama për tetë (8) vite sa ata jetuan në Shtëpinë e Bardhë shkojnë në 85 milionë dollarë, shkruan gazetametro.net 165,893 dollarë janë shpenzuar vetëm për automjetet e marra me qira gjatë kohës sa ata ishin me pushime, ndërsa 68,964 dollarë janë paguar për bileta të aeroplanit dhe trenit. Edhe pse familja e Obamës kaloi 17 vite në pushime, shërbimi sekret arriti para tyre në vendin e pushimeve dhe kështu fatura e tyre shkon në 1.46 dollare milionë për gjithsej 19 ditë.