Ndeshja e dytë e finales së Copa Libertadores ndërmjet rivalëve të Boca Juniors dhe River Plate ka gjasa të luhet në Doha, Katar më 8 dhjetor. Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut[Conmebol] njoftoi dje se ndeshja do të luhet jashtë Argjentinës në 8 ose 9 dhjetor, përcjell Periskopi. Tyc Sports kupton se Doha, 8,268 kilometra larg nga Buenos Aires, pritet të jetë vendi mikpritës i finales së madhe e aq të diskutueshme deri tani.
Boca kishte bërë ankesë drejt Conmebol për ta skualifikuar direkt River Platen për shkak të incidenteve dhe trofeun ta fitojnë ata. Megjithatë, gazetari Mariano Antico deklaroi: “Informacioni që kemi është se loja do të luhet përkundër ankesës së Boca”. ”Vendi më i mundshëm është në Doha më 8 dhjetor. Vendimi nuk merret sot”, zbuloi Antico.