82-vjeçarja kap hajdutin në shtëpi, e bën për spital

Një gjyshe 82-vjeçare e cila ka fituar çmime për bodibillding, u përball me një hajdut banese që ishte 28 vjeç, dhe e rrahu keq.

Uilli Mërfi thotë se 28-vjeçari hyri te shtëpia e saj në Nju Jork, por që aty doli me ambulancë, pasi Mërfi ngriti tryezën dhe e goditi në kokë.

“Dëgjova një zhurmë. Zbrita dhe e gjeta brenda në shtëpi. Më kërkoi të rrinte pak brenda sepse nuk ndihej mirë, për të maskuar grabitjen. Pasi e refuzova, ai pa që isha vetëm e këmbënguli të rrinte te unë, sepse nuk ndihej mirë. Atëherë bëra që vërtet të mos ndihej mirë”, thotë 82-vjeçarja.

Pasi i kishte mbetur në dorë tryeza me të cilën e kishte goditur, ngaqë ishte thyer, gruaja kishte përdorur këmbët e saj për t’u siguruar që hajduti e kishte të qartë se me kë kishte të bënte, si dhe një bisht fshese.