talo Spinelli e kaloi gjithë jetën si mekanik traktorësh dhe pas vdekjes të së shoqes, pas 52 vitesh martesë, nuk gjente paqe. E gjeti më në fund te Platoni, Tommaso Moro por mbi të gjitha te Paskali…
Gjatë gjithë jetës kishte mbajtur vetëm çelësin anglez në dorë, por pastaj e kuptoi se dëmet më të rënda për t’u riparuar janë ato të shpirtit. Italo, pak vite më parë, humbi bashkëshorten, Anxhelën, me të cilën jetonte prej një jete. Diti të gjej më në fund kurën; u regjistrua në një fakultet filozofie.
“E bëra sepse kisha nevojë të kuptoja ku përfundoi shpirti i Anxhelës time”- thotë ai. Sot, në moshën 82 vjeçare, është diplomuar në filozofi me një tezë të Moro-s.
“Një burrë mjaft tërheqës, edhe pse unë do kisha preferuar më tepër Giordano Bruno-n, mendja më e mirë që më ka qëlluar të lexoj”- tregon Italo.
Të qëndrosh I mbyllur mes librash kur moshatarët e tu shijojnë nipërit e mbesat, është vërtetë e rrallë mirëpo nevoja për të kuptuar dhe besuar në vërtetësinë e shpirtit dhe faktin që do ta rishohë sërish të shoqen një ditë, e bëri Italon të mbyllej larg gjithçkaje.
LIVING/ Marrë me shkurtime nga Corriere