Aksidentet në trafik, çdo ditë e më shumë janë në rritje. Në shtatë mujorin e parë të këtij viti, kanë ndodhur 47 aksidente fatale ku kanë vdekur 56 persona. Aksidente me lëndime janë gjithsej 3103, ku të lënduar kanë mbetur 6005 qytetarë.
Numri i përgjithshëm i aksidenteve, sipas policisë ka arritur në 8191. Krahasim me vitin paraprak ky numër është pak më i vogël, ngase në shtatë mujorin e parë të vitit 2018, kishin ndodhur 8630 aksidente.
Policia e Kosovës deri më tani ka shqiptuar 243 mijë e 740 tiketa dënimi. Theksojmë se në sezonën e verës është rritur fluksi i automjeteve, ku si pasojë është shtuar edhe numri i aksidenteve