Marisa dhe Marco kanë 80 vite që po jetojnë dashurinë e tyre. Ajo është 101 vjeç, ai 102 dhe historia e tyre ka zgjatur 80 vjeç. Tani janë duke imagjinuar për puthjen e parë që do t’i japin njëri-tjetrit sapo virusi të largohet. “Dashuri e madhe, e madhe”, thotë Marco. Marisa Stradella dhe Marco Razzini janë martuar në pranverën e vitit 1941, në Milano të Italisë. “Unë e përsëris për të miliontën herë që ka qenë një mrekulli. Momenti më i bukur ka qenë kur e përqafova”, thotë Marco.
“Marisa më pyeti ‘A më do’?” “Shumë, shumë, shumë”. Marisa thotë se dashuria e tyre ishte gjëja më e bukur që kishte ëndërruar. Marco gjatë luftës së dytë Botërore, mori pjesë në anën e Rusisë. Marisa nuk mori asnjë lajm nga ai për tre vite rresht. “A mund ta imagjinoni ankthin e tri viteve duke pyetur veten nëse është gjallë apo jo”, thotë Marco. “Unë një ditë mora lajmin më të bukur që Marco ishte gjallë, larg por gjallë”, emocionohet Marisa.
Marisa për tre vite e gjysmë shkonte në stacionin qendror ku vinin lajme me emrat e ushtarëve të vdekur. Emri i Marcos për fat të mirë, nuk arriti kurrë. “Çdo javë vinte një listë e gjatë e personave që nuk jetonin më”, thotë Marisa. “Marco u kthye i fortë dhe është këtu”, thotë ai duke qeshur. Marko u kthye nga Rusia në vitin 1946. Ai dhe Marisa u martuan në vitin 1941. Kanë pasur dhe kanë akoma një jetë të lumtur, me tre fëmijë, 6 nipër dhe 3 stërnipër. “Janë të pakta historitë si e jona”, thotë Marisa.