Disa nga klerikët më të mëdhenj të Kishës Katolike Romake, të cilët vazhdimisht kanë dalur kundër homoseksualitetit, janë vet homoseksual, sipas një libri që pritet të publikohet javën e ardhshme. 80 për qind e priftërinjve që punojnë në Vatikan janë homoseksual, ndonëse jo seksualisht aktivë, thuhet në librin “Brenda dollapit të Vatikanit”.
Libri që përbehet prej 570 faqeve është një “tregim befasues i korrupsionit dhe hipokrizisë në zemër të Vatikanit”, sipas botuesit britanik Bloomsbury, shkruan The Guardian. Libri pritet që të publikohet të mërkurën e ardhshme, në tetë gjuhë, në 20 vende të ndryshme të botës.
Kjo datë është caktuar jo rastësisht me ditën e hapjes së një conference në Vatikan për abuzimin seksual, në të cilën janë thirrur peshkopë nga e mbarë bota.