8-vjeçarja siriane ecën me proteza të bëra nga i ati me kuti sardelesh (FOTO)

Këto pamje që të copëtojnë zemrën tregojnë një vajzë të vogël duke përdorur këmbët e protezës të bëra nga kuti prej kallaji në një kamp të zhvendosurish në Siri.

Tetëvjeçarja Maya Ali Merhi dhe babai i saj mbetën të lënduar rëndë në gjymtyrët e poshtme, një gjendje e quajtur amputim kongjenital, shkaku i të cilit është i panjohur. Në pamundësi të protezës së vërtetë, babai i Mayës i bëri ato nga një palë kuti prej llamarine të mbushura me pambuk dhe copa rrobash për vajzën e tij në kampin e refugjatëve në krahinën siriane të Idlibit.

“Kam montuar disa plastika në dy kanaçe të sardeleve, me të cilat ajo mund të shkojë në shkollë. Zemra ime vuan kur e shoh atë të zvarritet para shokëve, ndërsa ata luajnë dhe vrapojnë”. Muhamedi, i cili gjithashtu ka nevojë për proteza, tha: “Është e vështirë, por ato janë më të mira se asgjë”, -thotë babai i saj.

Familja u largua nga Aleppo për shkak të luftimeve dhe ‘ikën nga bombardimet’ dhe u vendosën pranë kampit në Idlib, territori i fundit më i madh në duart e kryengritësve. Idlibi është duke u mbajtur nga Hayat Tahrir al-Sham, një grup xhihadistësh që Rusia dhe qeveria siriane e konsiderojnë si një objektiv në një zonë ku civilët dhe luftëtarët vazhdojnë të derdhen si pjesë e marrëveshjeve të evakuimit në pjesë të tjera të vendit.