Pasi aktorja e Bollywood, Deepika Padukone e shfaqi hapur dhe ka folur për depresionin e saj, shumë më shumë njerëz kanë rrëfyer në mediat sociale historitë të tilla. Por a jeni i sigurt për vetë-diagnostikimin tuaj? Depresioni është më shumë se vetëm ndjenja e brengosjes apo vetmisë. Kjo është një sëmundje që ndryshon kiminë e trurit tuaj. Depresioni ka një numër të madh shkaqesh dhe prevalenca e saj në vende si i yni në zhvillim tejkalon ndjenjat e thjeshta të të qenit të vetmuar. “Ka disa shenja dhe simptoma që tregojnë se një person është në depresion edhe kur tërhiqet nga bota në përgjithësi. Me kalimin e kohës, manifestimi i sëmundjes ka ndryshuar, megjithatë, ashpërsia e gjendjes ende mbetet e njëjtë”, thotë Syeda Ruksheda, psikiatër dhe psikoterapist. Këtu janë shenjat moderne të depresionit që duhet të dini:
- Varësia nga media sociale: ato janë bërë një pjesë e pandashme e jetës sonë dhe varësia mund të jenë të dëmshme.
- Të flesh më shumë për shkak të stresit është një shenjë që demonstrohet edhe kur ju jeni në depresion.
- Pasiviteti fizik: Shumica e njerëzve në depresion e kanë të vështirë të lëvizin apo edhe të ecin, duke çuar më shumë në pasivitet, që vetëm përkeqëson gjendjen.
- Ndjeshmëria ekstreme në refuzim: njerëzit që vuajnë nga depresioni ushqejnë një frikë të refuzimit të thellë brenda tyre.
- Abuzimi me substancat: Dëshpërimi është ajo që ju bën më të prirur të vuani nga depresioni, por ju nuk duhet të abuzoni me qetësues dhe substanca të tillë që në fillim.
- Paaftësia për të bërë multitasking: Depresioni shpesh prish aftësinë e dikujt për t’u përqendruar.
- Ndjenja e lodhjes: Shenjat e depresionit nuk janë gjithmonë të qarta; ndonjëherë ato do të shfaqen si simptomë e lodhjes fizike pa asnjë arsye të veçantë dhe kjo mund të jetë një shenjë e fshehur e depresionit.
- Të bësh ‘selfie’: Shoqata Amerikane e Psikiatrisë (APA) ka konfirmuar zyrtarisht se duke bërë “selfie” ju demonstroni hapur se ky është një çrregullim mendor.
Shënim: Nëse ju mendoni se ndonjë nga këto shenja është e ngjashme me ato që ju jeni duke kaluar, mos kaloni në panik. Një shenjë e vetme ose simptomë nuk do të thotë që ju jeni në depresion. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë gjithsesi.