Shkup, 6 prill – Ndryshimet Kushtetuese të vitit 2001, u dhanë edhe romëve vendin e barabartë në shoqërinë multietnike të Maqedonisë.
Dita Ndërkombëtare e Romëve, 8 Prill nuk është vetëm ditë për shënimin e kulturës rome, por është gjithashtu ditë për vetëdijen e qytetarëve, si dhe ky model pozitiv i Republikës së Maqedonisë është shembull në rajon, ka potencuar kryeministri Zoran Zaev, në manifestimin e mbrëmshëm kushtuar kësaj dite.
“Jemi përballur vitin e kaluar për ndërtimin e Maqedonisë në një shoqëri për të gjithë, me të drejta të barabarta dhe me përgjegjësi para ligjit. Dhe jam ndjerë krenar me këto dobi me të cilat sigurisht jeni krenar edhe ju, që nuk ishte e lehtë ta vendosnim si qëllim e as të vihet deri te ai”,deklaroi Zaev.
Komuna e Shuto Orizares është Komuna e vetme në botë ku shumica e qytetarëve janë romë dhe gjuha rome është gjuhë zyrtare bashkë me maqedonishten.