Kampionët e Golden State vijojnë marshimin e tyre në Konferencën e Perëndimit, duke mundur 117-101 Memphis, suksesi i tetë radhazi për basketbollistët e Warriors. Një ndeshje me rivalitet vetëm në pjesën e parë, pasi më tej gjithçka foli për vendasit, që u shkëputën deri në 25 pikë e korrën një fitore të merituar. Thompson me 27 pikë e Durant me 22 ishin dy shënuesit më të mirë për Golden State, ndërkohë që 38 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. Fiton edhe skuadra e Denver, ndjekësja më e afërt e Warriors në Perëndim, që mundi 115-107 Boston, falë 48 pikëve të Murray.
Fitorja e pestë radhazi edhe për Oklahomën, që ka dalë nga kriza, duke mundur 122-116 neë Orleans, sfidë në përgjithësi e komanduar nga basketbollistët e Thunder. George realizoi 23 pikë për Oklahomën, ndërkohë që një ndihmë të madhe dhanë lojtarët e stolit, që realizuan 46 pikë. Skuadra e Clippers, falë 22 pikëve të Gallinari e 22 të Harris, mundi 120-1089 Minnesota, duke ngjitur shkallët e renditjes, ndërsa Miami arriti një fitore surprizë në fushën e Detroit, me shifrat 120-115. Për miqtë u dalluan Richardson me 27 pikë e Dragic me 21.
Në Lindje vijon të komandojë skuadra e Torontos, që mundi 124-111 Utah Jazz jashtë fushe, suksesi i 10-të sezonal për ekipin kanadez. Miqtë e dominuan lojën në pjesën e dytë, ku dhe u shkëputën, falë një loje të mirë kolektive (5 lojtarë realizuan mbi 16 pikë). Fitore të vështirë korri skuadra e Houston, që mundi 98-94 Indiana, një përballje ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Harden me 28 pikë ishte shënuesi më i mirë për teksanët. Pas kohës shtesë fiton Chicago, që mundi 116-115 Neë York, ndeshje emocionuese dhe me rivalitet. LaVine me 41 pikë bëri diferencën në fushë për miqtë, duke i dhënë fitoren ekipit nju-jorkez.
Rezultatet:
Detroit – Miami, 115-120
Indiana – Houston, 94-98
Orlando – Cleveland, 102-100
New York – Chicago, 115-116
Oklahoma – New Orleans, 122-116
Denver – Boston, 115-107
Utah Jazz – Toronto, 111-124
Golden State – Memphis, 117-101
Clippers – Minnesota, 120-109