Angela Merkel është Kancelarja Federale e Gjermanisë, që nga viti 2005. Ajo luan rol të rëndësishëm në politiken Evropiane. Merkel mban lidhje të forta me shtetet fqinje por edhe me gjerë. Gjitashtu, bën pjesë në grupin e liderëve më me ndikim në botë. Gjatë udhëheqjes së saj shumë gjëra ndryshuan në favor të shtetit Gjerman si rritja e ekonomisë, hapja e shumë vendeve të punës, përparim në reformat shëndetësore. Për t’ju njohur më mirë me jetën e kësaj gruaje në më të fuqishmet në botë, KOHA ju sjellë disa fakte interesante nga jeta e saj:
- Angela Merkel është njeriu i parë që ka vendosur një standard global për refugjatët sirianë.
- Frikësohet jashtëzakonisht nga qenët, madje Vladamir Putin duke e ditur këtë, gjatë një takim me të në Rusi e ka futur një qen të racës Labrador në mbledhje.
- Pazarin për shtëpi e kryen vetë, madje është një kuzhiniere e përkryer dhe gatuan për familjen e saj.
- Gjatë një fushate në vitin 2016, ajo e ndali për pak fjalimin për të pirë birrë dhe vahzdoi prapë.
- Angela Merkel ka mbiemrin “Merkel” nga burri i parë i saj, dhe edhe pse është e divorcuar nga ai nuk e ka hequr kurrë.
- Ajo gjithashtu është një shkencëtare. Pas përfundimit të studimeve ajo fitoi një doktoraturë për kimi kuantike.
- Ajo gjithë mban markën e saj të rrobave.