Një grua 77-vjeçare nga Mariland fitoi 10.410 dollarë në lotari, pasi e provoi fatin për herë të parë në jetën e saj.
“Gjyshja Fatlume”, ashtu siç e quajnë tani, i ka thënë zyrtarëve të lotarisë se zakonisht më parë luante vetëm me tiketa gërvishtëse lotarie, duke e provuar fatin rreth dy herë në jave, por më pas kishte vendosur që në një pompë benzine ta blinte tiketën e lotarisë në vlerë pre dy dollarësh dhe i përzgjodhi numrat 3-7-9-4, të cilët e bënë fituese të Jackpot-it.
“Isha e tronditur. Nuk mund të besoja” ka deklaruar ajo.
Gjyshja Fatlume ka thënë se këtë shumë parash ajo planifikon ta shpenzojë duke i paguar faturat dhe t’i blejë dhurata festash familjarëve të saj.