76 persona kanë vdekur si pasojë e gripit të derrit në shtetin Rajasthan të Indisë, transmeton Klan Kosova. Zyrtarët qeveritarë të atjeshëm thanë se moti i ftohtë e përkeqësuar përhapjen e virusit sezonal H1N1.
Këtë vit 1976 njerëz janë të prekur me këtë virus ndërsa 76 prej tyre kanë vdekur. Zona më e keqe e prekur ishte rajoni i Jodhpurit, i cili regjistroi 23 nga 76 vdekjet në shtet deri tani këtë muaj.