Sezoni i suksesshëm i Liverpoolit në Ligën e Kampionëve në edicionin 2018/19 – rriti kërkesat e tifozëve për të blerë fanellat e ekipit të Klopp për 76%, duke i bërë ata me lehtësi klubin me më së shumti fanella të shitura në Angli.
Rritja e tyre e shkëlqyeshme ka qenë aq e madhe, sa që fanella e portierit, Alisson Becker është më e shitur sesa të disa ekipeve të Premierligës, raporton GazetaBlic, përcjellë gazeta KOHA.
Fanella e Alisson Becker është fanella e 11’të më e shitura në Angli deri më tani.
New Balance po korr përfitimet, por Liverpool është i etur për të gjetur një sponsor të ri që do t’u ofrojë atyre një tarifë vjetore afër 75 milion, po aq sa fiton United nga Adidas.