Shtatë mijë e pesëqind fëmijë do të përfshihen nëpër kopshte në katër vitet e ardhshme. Kjo do të mundësohet nga një projekt i financuar nga Banka Botërore me 30 milionë euro për mbrojtjen e fëmijëve dhe të mbrojtjes sociale, i cili do të zbatohet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska vlerësoi se me projektin dhe përfshirjen e këtyre 7.500 fëmijëve do të rritet për 50 për qind përfshirja e fëmijëve të moshës nga tre në gjashtë vjeç në arsimin parashkollor, që është indikator në programin e Qeverisë.
Projekti ka për qëllim përmirësimin e edukimit parashkollor, duke rritur shtrirjen e tij dhe përmirësimin e cilësisë së mirëqenies sociale dhe kujdesit për fëmijët.
Përfshirja e fëmijëve në kopshtet në Maqedoni është rreth 30 për qind dhe qëllimi është që kjo përfshirje të arrijë 50 për qind.
Projekti me Bankën Botërore do të zbatohet deri në vitin 2024 ndërsa qëllimi i tij është që përtej përfshirjes më të madhe të fëmijëve dhe zhvillimin e standardeve të reja për shërbimet sociale edhe përmirësimin e kapacitetit profesional të edukatorëve dhe punonjësve socialë, promovimin e metodave të mësimdhënies në qendrën e të cilave është fëmija.
Në Maqedoni në 28 komuna rurale nuk ka kopshte shtetërore.
Arsimi shkollor kudo në botë ka treguar se nëse investoni në pesë vitet e para ju do të keni rezultate më të mira në shkollën tetëvjeçare, të mesme dhe qytetarë shumë më produktivë në tregun e punës.