75 % e serbëve duan të largohen nga vendi

Pothuajse 75% e të rinjve serbë kanë në plan të emigrojnë jashtë vendit, në kërkim të kushteve më të mira të jetës dhe të punës, sipas një sondazhi të kryer me të rinj nga vendet e Evropës Juglindore.

Ky sondazh është kryer nga fondacioni “Friedrich Ebert” (FES) dhe nga Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID). Serbët duan të shkojnë për të punuar në Gjermani, Austri ose Zvicër.

Më këtë përqindje të të rinjve që janë të gatshëm për të emigruar, Serbia është vend i parë në Ballkan për sa i takon këtij fenomeni, transmeton “Alsat”.

Ajo ndiqet nga Maqedonia e Veriut, ku 73% e të rinjve duan të largohen nga vendi, përcjell albinfo.ch.

Në Kroaci dhe Bullgari të rinjtë që dëshirojnë të emigrojnë janë 34%, kurse në Rumani 30%.