Shkup, 30 janar – Me ndihmë eksperte dhe teknike italiane dhe sllovene, si dhe me trajnim të të punësuarve – Enti Shtetëror i Statistikave do t’i përmirësojë kapacitetet për avancimin e harmonizimit me standardet e Bashkimit Evropian në fushën e statistikave. Këtë e mundëson tuining projekti “Mbështetje e Entit shtetëror për statistika për ndërtim të kapaciteteve dhe avancim të harmonizimit me standardet e BE-së” që filloi të zbatohet vitin e kaluar në tetor dhe do të zgjasë deri në maj të vitit 2018, ndërkaq fillimi zyrtar i të cilit u shënua sot. Projekti, në vlerë prej 742.105 euro prej të cilave 95 për qind janë nga BE-ja, ndërsa 5 për qind bashkëfinancim nacional do ta zbatojnë Instituti nacional italian për statistika (ISTAT) dhe Enti Shtetëror për Statistika i Republikës së Sllovenisë (SURS), ka për qëllim ESHS të prodhojë të dhëna statistikore krahasuese në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe të BE-së, ndërkaq me atë të rritet diseminacioni i informatave cilësore statisitikore dhe të përmirësohet procesi i marrjes së vendimeve nga ana e institucioneve qeveritare, kompanive dhe qytetarëve në vend. Partnerët e tuining projektit së bashku do të punojnë që të përmirësohet harmonizimi i ESHS-së me standardet e BE-së në sferat: llogari nacionale, statistika afariste, statistika për hulumtim dhe zhvillim, statistika të tregut të punës dhe statistika për të ardhura dhe kushte për jetesë. “Ky projekt do të duhej të mundësojë që ESHS të përfitojë cilësi të reja në prodhimin e të dhënave statistikore në domenin e llogarive nacionale, statistikat afariste dhe sociale”, tha Lidia Kostovska, drejtoreshë e përgjithshme e ESHS-së dhe projekt-lidere nga Maqedonia në promovimin e projektit. Ajo theksoi se pritjet e ESHS-së janë që përmes projektit të vihet deri te prodhimi i një numri më të madh të të dhënave konsistente, si dhe kufizimi dhe diseminimi i të dhënave, të zhvillohet modul i mallrave dhe shërbimeve dhe të dhëna të reja për qarkullim në sektorin shërbyes…, si dhe deri te përmirësimi dhe avancimi i metodologjive dhe statistikave për hulumtim dhe zhvillim, për shpenzimet buxhetore për hulumtim dhe zhvillim dhe për çmimin e punës. Klaudia Junker, shefe e Sektorit A3 për bashkëpunim statistikor të EUROSTAT-it, porositi se qëllimi kryesor i statistikës zyrtare është ndarja e të dhënave. “Statistikantët janë profesionalisht të pavarur dhe nuk pranojnë detyra nga politikanët”, tha Junker dhe shtoi se për dy vite do të ndodhë revidimi i procedurave në ESHS me qëllim që të shihen se ku janë. Ai theksoi se standardet evropiane në statistikë janë rrugë e gjatë në të cilën shpesh ndryshojnë rrethanat dhe gjendjet për ç’shkak, siç tha, është e domosdoshme sendërtimi i vazhdueshëm i ESHS-së. Xhorxho Aleva, kryetari i ISTAT p- partner i përgjithshëm i tuining projektit, ndërkaq, theksoi se statistika zyrtare është e mirë publike nga e cila kërkohet t’i kënaqë nevojat e shumë shfrytëzuesve. “Ndarja e të dhënave është mision kyç i statistikës zyrtare, ndërsa nismat për modernizimin e saj duhet të modifikohen në pajtim me pjeksurinë e sistemit statistikor nacional”, tha Aleva. Potencoi se regjistrimi i amvisërive dhe patundshmërive është bazë për operacione statistikore. Drejtoresha e përgjithshme e SURS, Genovefa Ruzhiç tha se në mënyrë konstante tentojnë t’i adaptohen ndryshimeve të statistikës dhe t’i përforcojnë kapacitetet. “Entet për statistikë çdoherë munden më shpejtë, më hollësisht dhe me metoda më të lira t’i hulumtojnë të dhënat statistikore… ESHS do të jetë shumë i suksesshëm në përforcimin e mëtutjeshëm të sistemit statistikor, ndërsa ne çdoherë do të jemi këtu për t’i ndarë përvojat dhe njohuritë tona”, tha Ruzhiç.