Shkup, 2 nëntor – Shoqata e mjekëve të mjekësisë së përgjithshme familjare sonte do ta mbajë simpoziumin e 24-t dhe do ta shënojë 70-vjetorin e formimit.
Qëllim themelor i Shoqatës është edukimi i vazhdueshëm mjekësor në pajtim me nevojat e mjekëve, bazuar në mjekësinë e bazuar në fakte. Shoqata është e përfshirë në veprimtari mësimore dhe shkencoro-hulumtuese përmes Qendrës për mjekësi familjare – Fakulteti i Mjekësisë Shkup, ndërkaq zbaton edhe hulumtime në mbrojtjen primare shëndetësore me çka aktivisht kontribuon për përmirësimin e cilësisë në kujdesin për shëndetin e pacientëve.
Në simpozium, i cili do të mbahet në bashkëpunim me Asociacionin e mjekëve të përgjithshëm dhe të mjekësisë familjare të Evropës Juglindore, do të diskutohet për dementien dhe spektrin autistik të çrregullimeve.
Është paralajmëruar prania e ligjëruesve vendor dhe të huaj.