Real Madrid duket se është gati të hidhet në sulm për mbrojtësin senegalez, Kalidou Koulibaly. Sipas El Desmarque, Los Blancos kanë gati një ofertë të çmendur për qendërmbrojtësin e skuadrës së Gennaro Gattusos.
Madrilenët, në fakt, janë të gatshëm që gjatë merkatos së verës së ardhshme të ofrojnë 70 milionë euro dhe kartonin e James Rodriguez.
Kolumbiani, i cili është ndjekur për një kohë të gjatë verën e kaluar kur Ancelotti ishte trajneri i Napolit, mund të përfshihet në operacion.
Në rast se nuk do t ë arrihej kualifikimi në Champions League, Koulibaly do të ishte i gatshëm të përshëndetej me Napolin.