Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka ndarë 70 mijë euro për të kremtuar 9’të vjetorin e Pavarësisë. Ndërkaq, është vendosur se Këshilli Organizativ i kësaj feste do të përbëhet nga të gjitha institucionet. Por, rolin e organizatorit do ta ketë Presidenca, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e FSK’së dhe kryetari i Asociacionit të Komunave. Ndërkohë, burime të gazetametro.net brenda Qeverisë së Kosovës, tregojnë që shuma e ndarë këtë vit për kremtimin e festës së Pavarësisë, është e njejtë me të gjithë përvjetorët e kaluar.