– Përpikmëri ekstreme. Në Japoni njerëzit janë shumë të përpiktë deri edhe tek minuta. Nëse u thua të të telefonojnë pas orës nëntë, ata do t’ju telefonojnë në nëntë e një minutë. Do t’ju vinte turp nëse do të ishit me 10 min vonesë në një takim. Shërbimet janë ekstremisht të përpiktë, e njëjta gjë ndodh me dyqanet që hapen e mbyllen në orar.
– Hanë oriz për të festuar. Kanë një zakon që hanë një oriz shumë të veçantë, kur u ndodh diçka e mirë. Ky oriz quhet Sekihan dhe është një pjatë me oriz dhe fasule të kuqe. Shërben për të festuar arritjet personale dhe akademike, diplomime, shtatzëni, plane martese, deri edhe tek rritja e fëmijëve. Mund t’ju duket e çuditshme, por kur vajzat kanë ciklin e parë menstrual, nënat u përgatisin këtë ushqim për t’i përgëzuar për rritjen, nga ana tjetër edhe djemve kur fillon u del mjekra. Që këtej vjen shprehja Sekihan ni shiyou- më gatuaj një sekihan, kur dikujt i ndodh një gjë e mirë. i
– Pohojnë në telefon. Shumëkush e di se në Japoni është e natyrshme që njerëzit të përkulen, por dhe kur bashkëbisedojnë pohojnë me kokë si për t’i dhënë të kuptojë tjetri që po e dëgjon. E çuditshme është kur e bëjnë duke folur në telefon. Nëse shihni një japonez që përkulet kur flet në telefon me shefin, mos u habisni.
– Përshkruajnë sa i mirë është ushqimi. Është zakon i përditshëm në Japoni. Ata e pëlqejnë shumë ushqimin dhe ndërsa hanë shprehen sesa i shijshëm është. E thonë disa herë sa duket sikur po provojnë ushqimin më të shijshëm të jetës së tyre. E përshkruajnë me detaje shijen si ekspertë kulinarësh.
– Rrëfejnë histori tmerri për t’u freskuar. Në Japoni ka një zakon të rrallë, ai i të rrëfyerit të përrallave të frikshme në verë, qoftë mes miqsh, qoftë mes familjarëve. Rrëfejnë për t’u dridhur nga frika që të harrojnë të nxehtit. Është një zakon i përditshëm dhe në verë shfaqin filma horror në televizione.
– Pastrimi i klasave. Në Japoni nxënësit pastrojnë klasat, korridoret dhe banjot e shkollës. Kjo është një formë e bashkëpunimit në grupe dhe respekt për vendin ku studiojnë. Është e njëjtë në të gjitha ambientet edukative, në sallat e arteve marciale etj. Është një leksion mbi disiplinën.
– Shefi paguan pothuaj gjithçka. Në Japoni janë të zakonshme ato që quhen Nomikai, mbledhjet e shefit me vartësit në bare pas pune. Pas një dite të lodhshme shkojnë në një Izakaya- bar tradicional, ku darkojnë dhe pinë së bashku alkool. Pas qefit duhet paguar, por vartësit kanë një rang më të ulët dhe rroga është e vogël, kështu që paguajnë një sasi të vogël, ndërsa shefat paguajnë pjesën më të madhe të faturës.