Rudolph Blaze Ingram është duke u kthyer në sensacion në mediet online, ai ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes në SHBA. Djaloshi 7-vjeçar është mbuluar me medalje sa i përket atletikës dhe futbollit amerikan.
Shpejtësia e tij është e pabesueshme, por mënyra se si ai ndalet dhe merr kthesat kur luan futboll amerikan është e paimagjinueshme. Kavilja e tij i përgjigjet në mënyrën më të mirë të mundshme, balancimi i trupit është perfekt dhe starti që ka e bën të duket si “rrufe” në krahasim me fëmijët e tjerë.
Meet Rudolph "Blaze" Ingram, the six-year-old ankle breaker. pic.twitter.com/pGJLGVXm6S
— CBS Sports (@CBSSports) August 2, 2018
Blaze nuk është i shpejtë vetëm në fushën e futbollit, por edhe në pistë. Djaloshi nga Florida nuk mund të ndalet. Në vitin 2017 ai ia doli të grumbullojë 20 medalje ari, po ashtu arriti të fitojë lehtësisht ndaj rivalëve të tij në garën 55 metra. Ndërkohë që 100 metrat në pistë i ka përshkuar për kohën 13:48, teksa rekordi është 9:58.