Jack Barlow është një djalë 7 vjeç, i cili është bërë fëmija i parë me sindromën Down që është bërë një balerin profesional.
Katër vite radhazi Barlow është duke u përgatitur për të marrë pjesë në një festival të balerinëve, të cilin e organizon “Cincinnati Hospital”, një spital i fëmijëve me këtë sindromë dhe me paralizë celebrale, nga e cila u kthye në një balerin.
Nëna e balerinit tha është e mahnitur me paraqitjen e djalit të saj, gjithashtu tregoi se sa shumë i përkushtuar ka qenë ai gjithë këto vite për ta arritur qëllimin e tij. “ Ndihem shumë e lumtur me interesin e Jack-ut për balet! Ai ka punuar shumë, më shumë se balerinë tjerë që nuk e kanë këtë sindromë. Ka qenë shumë e vështirë për të por ia doli”, ka thënë ajo pas performimit të djalit të saj. 7 vjeçari Jack bëri histori, duke ndjekur ëndrrën e tij dhe e mundur Sindromën Down.
Kjo sindromë është mutacion gjenetik i veçantë tek njeriu, i cili njeriu posedon kromozomin e 21. Sindroma Down është një çrregullim kromozomesh që vjen si rezultat i vonesës në zhvillimin fizik, intelektual dhe gjuhësor.