Një 7 vjeçare nga Kazakistani ka pësuar djegie të tmerrshme në këmbën e majtë. Shkak për këtë është bërë telefoni që ajo mbante në xhep. Vajza po luante në kopsht, kur prindërit e saj e dëgjuan të ulërinte. Ata vrapuan jashtë për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe mësuan prej shokëve të vajzës së tyre se telefoni i saj celular Samsung Galaxy S2 i kishte shpërthyer në xhepin e pantallonave. Djegia që vajza ka pësuar në këmbë është aq e rëndë sa do t’i duhet të kryejë një transplant lëkure. Kompania Samsung ka ofruar të paguajë të gjitha faturat e mjekimeve, por prindërit nuk kanë pranuar sepse nuk donin që ngjarja e vajzës të mbetej e fshehtë. Ndërkohë që kompania është shprehur se është në dijeni të këtij problemi dhe se po punon të heqë nga tregu të gjithë telefonat e tillë sepse kanë një problem teknik.