7 vite më para Elita Rudi është shfaqur në këtë klip (VIDEO)

Ajo është një ndër emrat më të komentuar në mediat rozë, e krejt kjo për shkak të lidhjes me reperin Gjiko.

Edhe pse njihet si moderatore, Elita Rudi në vitin 2012 u bë pjesë e një video klipi shqiptar, e që me siguri shumë prej jush e keni parë, por nuk e dini se ka qenë ajo.

Është pikërisht kënga “Ashtu sikur dje” nga grupi “Nrg Band” ku Elita shfaqet e veshur me fustan të bardhë, këngë kjo e cila flet për një dashuri të humbur.

Elita dhe Gjiko u bë vite që janë në lidhje dashurie, dhe ka vetëm pak muaj që çifti kurorëzuan lidhjen me martesë. Madje Elita dhe Gjiko shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.