7 viktima e mbi 20 të lënduar është bilanci i aksidentit tragjike, i cili para disa çasteve ndodhi në magjistralen Tetovë-Shkup, si pasojë e rrokullisjes së një autobusi. Burime jo zyrtare të policisë për gazetën KOHA, thonë se ende nuk dihet fati i të lënduarve që janë dërguar në spital, përcjellë gazeta KOHA. Informacione më të detajuar autoritet kanë deklaruar se do të japin gjatë orëve në vazhdim.(koha.mk)