Mendimet janë të fuqishme dhe mendimet negative mund t’ju pengojnë të arrini qëllimet tuaja. Megjithatë e rëndësishme është të ruani qetësinë dhe të mos dorëzoheni.
Motivimi mund të jetë i vështirë, sidomos përballë sfidave ose një pune të vështirë. Kur mendoni të zbatoni një ide të re, ose të filloni një sipërmarrje të re, apo të nisni një regjim të ri, ky është viti i duhur sepse, në fund të fundit, është e lehtë t’i mbushni mendjen vetes për ta shtyrë dhe më keq akoma, për të mos e realizuar asnjëherë objektivin.
Më poshtë ju sjellim 7 thënie motivuese atëherë kur jeni pak para dorëzimit:
Nuk është kurrë tepër vonë.
Nuk ka rëndësi çfarë moshe keni, apo sa mundësi keni humbur më parë, nuk është kurrë tepër vonë për të marrë një vendim dhe për të nisur nga e para.
Nuk ka kohë të përsosur.
Nëse jeni duke pritur për momentin e përkryer, harrojeni. Nuk ekziston një gjë e tillë.
Unë meritoj më shumë.
Ju meritoni një jetë më të mirë, qoftë një punë më të mirë, një trup më të shëndetshëm ose më shumë para. Puno për të arritur atë që do.
Unë mund të bëj çdo gjë.
Është një frazë e thjeshtë, por ju ndihmon për t’i kujtuar vetes, se me të vërtetë mund të bëni gjithçka, nëse e keni dëshirë.
Të gjithë e fillojnë nga hiçi.
Askush nuk ka lindur i suksesshëm. Gjithkush fillon nga diçka dhe zakonisht, nga fundi.
Gjërat veçse do të përmirësohen.
Nëse është e vështirë në fillim, do të bëhet gjithmonë e më e lehtë.
Kjo është arsyeja pse unë mund t’ia dal.
Në vend që t’i jepni vetes arsyet pse nuk mund të bëni diçka, jepni vetes arsyet pse mundeni.